Marinzë/ Në ditën e 12-të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja e dy grevistëve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në ditën e 12-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi, është përkeqësuar. Pak minuta më parë, ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës, ku janë kryer kontrollet përkatëse.

Dorjan Dylmishi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë më të specializuar. Edhe pse shëndeti i tyre është cënuar, grevistët shprehen të palëkundur në kauzën që mbrojnë.

Cilat janë kërkesat e naftëtarëve?

Grevistët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, pagesa të dinjitetshme, trajtim të barabartë me punonjësit e tjerë të sektorit dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara me kompaninë.
1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.
2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.
3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.
4- Drejtësi e barazi në shpërblime.
5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime

The post Marinzë/ Në ditën e 12-të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja e dy grevistëve appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: