Krimet zgjedhore/ Kryeprokurori: Çështje nën hetim, lidhen me përdorimin e administratës dhe fondet publike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela i është përgjigjur pyetjeve me shkrim të drejtuara nga Agron Gjekmarkaj në lidhje me krimet zgjedhore.

Çela është shprehur se janë disa çështje nën hetim që lidhen me përdorimin e administratës publike dhe fondeve publike në fushatë.

“Sa i përket krimeve zgjedhore janë marrë disa masa, nga ana e prokurorisë u ndërmorën hapat për forcimin institucional me KQZ dhe SPAK dhe Policinë e Shtetit për të pasur një qasje të koordinuar për të rritur efikasitetin për hetimin e krimit elektoral.

Nga ana jonë u organizua puna brenda sistemit të prokurorisë, u ngritën grupe të posacme për hetimin e krimeve zgjedhore.

Janë një sërë cështjet që ka filkluar hetimi. Edhe për veprën që ju i referoheni nga të dhënat nga prokuroritë janë disa çështje penale, që lidhen me përdorimin e administratës publike dhe fondeve publike në fushatën zgjedhore.

Janë në vijim hetime rezultatet mbeten për tu parë këtë vit apo vitin e ardhshëm. Janë gjyqtarët që do të vlerësojnë çështjet .

Kemi bërë përpjekjet për tu vënë në dispozicion prokurorëve instrumentat e nevojshme për të kryer detyrën”, tha Çela.

The post Krimet zgjedhore/ Kryeprokurori: Çështje nën hetim, lidhen me përdorimin e administratës dhe fondet publike appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: