Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
htyhet seanca për Ilir Metën, shkak mungesa e avokatit të Kryemadhit. Seanca ishte caktuar të niste në orën 09:00. Gjyqtarja Irena Gjoka pritej të vendoste nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.
Ish-presidenti Meta është i arrestuar që prej tetorit të vitit të kaluar dhe është akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet ndaj tij u mbyllën nga SPAK më 28 korrik, ndërsa dosja u kalua për gjykim në fund të gushtit.
Ndërkohë GJKKO ka rrëzuar kërkesat e Metës për ndryshimin të masës së sigurisë ndërsa më 16 tetor, edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-presidentit për të njetën kërkesë.
The post Shtyhet seanca për Ilir Metën, shkak mungesa e avokatit të Kryemadhit appeared first on GIJOTINA.
