Ish-deputeti i PS-së Etjen Xhafaj emërohet Drejtori i Përgjitshëm i Postës Shqiptare

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-deputetët që nuk arritën të merrnin mandatin në 11 Maj, po shpërblehen një nga një nga kryeministri Rama.

Radha i ka ardhur Etjen Xhafajt, i cili është emëruar drejtor i Postës Shqiptare, me vendimin e firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Në zgjedhjet e 11 Majit, Xhafaj nuk arriti të merrte vetëm 1245 vota, shumë pak për të marrë mandatin e deputetit, por kjo nuk e ka penguar që të emërohet në një post të rëndësishëm.

Shpërblimi i ish-deputetëve është një praktikë që Rama e bën shpesh, duke i emëruar ata në poste drejtuese apo si zv.ministra.

The post Ish-deputeti i PS-së Etjen Xhafaj emërohet Drejtori i Përgjitshëm i Postës Shqiptare appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: