“Kërkoj falje nga të gjithë”: Vinicius pas Klasikes ka edhe një premtim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas zëvendësimit në Klasiken e fituar nga Real Madrid 2-1, Vinicius Jr ka qenë në qendër të vëmendjes më shumë për shpërthimin e tij ndaj vendimit të teknikut Xabi Alonso e për sherrin e kërkuar me Lamine Yamal pas ndeshjes, sesa për lojën e tij gjatë 90 minutave. Sot, braziliani ka dëshiruar të kërkojë falje nga të gjithë, duke publikuar një mesazh të gjatë në llogarinë e tij në X (Twitter).

“Sot dua të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të Real Madrid për reagimin tim ndaj zëvendësimit gjatë Klasikes. Ashtu siç e kam bërë edhe personalisht gjatë stërvitjes së sotme, dua të kërkoj falje edhe njëherë ndaj shokëve të mi të skuadrës, klubit dhe presidentit. Ndonjëherë pasioni më merr më shumë se duhet, sepse dua gjithmonë të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim. Karakteri im konkurrues buron nga dashuria që kam për këtë klub dhe për gjithçka që ai përfaqëson. Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madrid, ashtu si kam bërë që nga dita e parë” e mbylli ndjesën e tij Vinicius.

The post “Kërkoj falje nga të gjithë”: Vinicius pas Klasikes ka edhe një premtim appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: