Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur pak ditë më parë në Komunën e Parisit, ku Filip Shehu goditi me thikë kamarierin 34-vjeçar, Indrit Ismaillari.
Teksa ai është lënë në burg, zbulohet se ka deklaruar në gjykatë se viktima e ka fyer dhe ngacmuar.
Filip Shehu është shprehur se për vdekjen e kolegut e ka mësuar një ditë më pas, kjo pasi fillimisht e dinte që 34-vjeçari kishte mbetur thjesht i plagosur.
Më parë ai ka deklaruar se konflikti ka qenë i çastit vetëm për punën, por ka shtuar se kanë pasur marrëdhënie konfliktuale të gjata me të.
Ndërsa anëtarë të tjerë të stafit të lokalit kanë deklaruar se viktima Indrit Ismaillari, nuk ishte një njeri problematik dhe nuk grindej me asnjë njeri.
Viktima prej 5 vitesh ishte pjesë e këtij restoranti, ndërsa autori ishte pjesë e stafit prej disa muajsh.
Nuk kanë pasur debate të ashpra, teksa autori vijon të mbajë të njëjtën dëshmi duke treguar se “ndjehesha i kërcënuar, cënuar, kishim konflikte të vazhdueshme”, por kjo gjë nuk konfirmohet nga stafi i biznesit.
Sa i përket dinamikës së ngjarjes, gjithçka ka nisur për një proshutë. Autori kishte marrë një pjatë me proshutë, të cilën viktima i ka thënë të mos e marrë.
Fillimisht kanë nisur një debat verbal e më pas Filip Shehu ka marrë thikën dhe e ka goditur në qafë, duke i prekur arterien kryesore. Kjo plagë i mori edhe jetën 34-vjeçarit.
Autori, ka qëndruar i qetë duke pritur policinë, ndërkohë që pritet t’i bëhet një ekzaminim psikologjik. Ai ka probleme sociale, prej muajsh jetonte i vetëm dhe kishte probleme me familjen.
34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.
The post Zbulohen detaje të reja nga krimi në Komunën e Parisit, autori: Më ngacmonte appeared first on Lapsi.al.
