Droga gati për treg, policia ndalon 29-vjeçarin në Lezhë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur me lëndë narkotike.

Sipas policisë, të riut Anton Toli, i janë gjetur kanabis gjatë kontrollit në makinë. Lënda narkotike ishte gati për shitje.

Autoritetet sekuestruan sasinë e lëndës që u gjet në automjet, automjetin tip “Nissan” dhe 2 celularët e të arrestuarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

The post Droga gati për treg, policia ndalon 29-vjeçarin në Lezhë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: