“Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si e shantazhonin 29-vjeçarin tre vëllezërit nga Librazhdi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Ersi Cekanit, të riut nga Librazhdi i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij dhe 3 shokë të tjerë kanë kërcënuar një 29-vjeçar për shkak të një borxhi.

Burime bëjnë me dijie se ka qenë 29-vjeçari ai i cili ka kallëzuar pranë policisë se kërcënohej nga vëllezërit Cekani për një borxh të pashlyer. Cekani bashkë me dy vëllezërit e tij, njëri ende në kërkim, prej kohësh kanë kërcënuar të riun duke pretenduar se u ka një borxh prej 30 mijë eurosh marrë në Spanjë.

Sipas burimeve, Cekani i dërgonte mesazhe duke i thënë se do e vriste të riun nëse nuk i kthen leket që i ka borxh. Madje Cekani e ka ndjekur duke i fotografuar dhe banesën si formë kërcënimi.

Ditën e djeshme tre vëllezërit nga Librazhdi kanë marrë 3 shokë të tjerë dhe kanë ardhur për të kërcënuar sërish të riun. Në pranga përfundoi Ersi Cekanit, në kërkim u shpall vëllai i tij. Ndërsa vëllai i tretë së bashku me 3 shokët e tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Tre vëllezërit nga Librazhdi janë me precedent kriminal për armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale.

The post “Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si e shantazhonin 29-vjeçarin tre vëllezërit nga Librazhdi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: