Skandal seksual në Meksikë/ Presidenten e kapin nga gjoksi (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Mexico City, ku presidentja meksikane Claudia Sheinbaum është përballur me ngacmim seksual gjatë një takimi me mbështetësit e saj.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, duket një burrë që i afrohet presidents nga pas, duke tentuar ta puthë atë pa pëlqimin e saj, ndërsa ajo po fliste me banorët në një rrugë historike të kryeqytetit.

Burri, i cili duket se ishte në gjendje të dehur, duket teksa i kap gjoksin presidentes.

Sheinbaum ruajti qetësinë dhe, me një buzëqeshje të ngrirë, i tha burrit: “Le ta bëjmë foto, mos u shqetësoni.”

Pas kësaj ndërhyri truproja e presidentes, i cili largoi qytetarin.

The post Skandal seksual në Meksikë/ Presidenten e kapin nga gjoksi (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: