Xhixho: Raporti i BE-së nxjerr korrupsionin si shqetësimin kryesor për Shqipërinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputetja e Partisë Liberale, Erisa Xhixho, gjatë emisionit “Ora e Betit” në Ora News, u shpreh se një nga shqetësimet më të mëdha të Raportit të Bashkimit Europian për Shqipërinë është korrupsioni i përhapur në institucionet shtetërore.

Xhixho theksoi se raporti evidenton përdorimin e institucioneve për përfitime politike dhe ekonomike, si dhe fushata elektorale të pabarabarta, sipas raportit të OSBE-ODIHR. Ajo vuri në dukje se rekomandimet e ODIHR dhe të Komisionit të Venecias për reformën zgjedhore nuk janë adresuar.

Deputetja gjithashtu nënvizoi mungesën e kontrollit parlamentar ndaj qeverisë dhe rënien e disa komisioneve hetimore, duke përmendur fondet IPARD dhe çështjen McGonigal.

“Korrupsioni në çdo qelizë të qeverisjes mbetet shqetësimi më i madh, pasi krimi i organizuar dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë çështje që nuk mund të negociohen nga BE-ja,” tha Xhixho.

The post Xhixho: Raporti i BE-së nxjerr korrupsionin si shqetësimin kryesor për Shqipërinë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: