Televizionit publik të Republika Srpskas, RTRS dhe atij privat, Alternativa iu është ndërprerë transmetimi gjatë ceremonisë së varrimit të të dënuarit për krime lufte, Ratko Mladiç.
Vendimin e ka marrë operatori kabllor, BH Telecom që ka thënë se ky transmetim e cenon interesin publik dhe ndjenjat e viktimave.
“Të nderuar përdorues, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Bosnjë e Hercegovinës, po ndërpresim shpërndarjen gjatë transmetimit të përmbajtjes lidhur me varrimin e Ratko Mlladiçit, i dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, pasi një përmbajtje e tillë mund të përbëjë drejtpërdrejt ose tërthorazi glorifikim të kriminelëve të dënuar të luftës dhe të cenojë interesin publik dhe ndjenjat e viktimave. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në mesazhin e BH Telecom.
The post Bosnja ndërpret sinjalin e televizioneve serbe gjatë varrimit të Mladiçit appeared first on Euronews Albania.
