LDK-ja do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të gjithë 18 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të caktuar për këtë të mërkurë paradite.

Vendimi është marrë pas disa orësh diskutime të Grupit Parlamentar, të udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se LDK-ja është e interesuar që institucionet të formohen, pavarësisht dilemave për tejkalimin e afatit kushtetues.

Lushaku-Sadriu ka thënë se në këtë takim nuk janë diskutuar diferencat në grupin parlamentar, pas kundërshtimit të 6 deputetëve për të votuar Bekim Sejdiun për president.

PDK-ja gjithashtu mblidhet sot për të marrë vendim nëse do të marrë pjesë në seancë, kurse Aleanca, që ka lënë të kuptohet se mund ta bojkotojë seancën, do ta marrë vendimin final të martën.

The post LDK-ja do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: