Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Posaçme zgjati deri në muajin shkurt afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

Ata akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.

I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.

The post Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: