Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 24-vjeçari, Elvis Visha. Blutë bëjnë se autori i ngjarjes është identifikuar si Doaldo Bajrami dhe është vënë në pranga. Ndërkohë po vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe më pas i riu është qëlluar në krah. Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
The post Plagosja me armë zjarri në Bathore/ Zbardhet dinamika e ngjarjes appeared first on Lapsi.al.
