PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Sekretariatin e Etikës për përjashtimin e deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla nga punimet e Kuvendit për një periudhë 10-ditore.

Sipas PD-së, gjatë seancës parlamentare të 6 nëntorit, Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

“Në seancën e datës 06.11.2025, në shkelje të plotë të etikës dhe gjuhës parlamentare, gjatë diskutimit të tij në foltoren e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërkohë që fliste për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, ndërmori një sulm me fyerje dhe gjuhë joparlamentare drejtuar deputetëve të opozitës.

Gjuha joparlamentare dhe fyese, që përfshinë fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore sipas nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”.” – thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD.

The post PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: