Vrasje makabër e shqiptarit në Greqi, e prangosën dhe i vunë flakën në sediljen e pasme të makinës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një krim i rëndë u zbulua pasditen e kësaj të premteje në Greqi, kur një shqiptar u gjet i prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të një makine.

Sipas informacioneve paraprake, makina kishte qenë e vjedhur nga një zonë e Atikës në Athinë dhe kishte targa të falsifikuara. Hetimet janë marrë nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si “FBI greke”.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, i paidentifikuar ende, kishte tre ditë i vdekur në makinë dhe askush nuk e kishte vënë re. Mësohet se trupi i pa jetë i viktimës u pikas nga një gjuetar që ndodhej në zonë.

Një hetim i thelluar është në zhvillim, dhe autoritetet po përpiqen të zbardhin arsyet e vrasjes dhe lidhjen e mundshme me grupe kriminale të organizuara.

gijotina.com/

The post Vrasje makabër e shqiptarit në Greqi, e prangosën dhe i vunë flakën në sediljen e pasme të makinës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: