Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kandidati i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Eligert Hima pretendon se jashtë qendrave të votimit, qëndrojnë persona të paautorizuar për të intimiduar zgjedhësit.
Në një deklaratë për mediat, ai i bën thirrje policisë së Shteti për të garantuar që vota e qytetarëve të jetë e lirë.
“Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit. I bëj thirrje policisë së Shtetit të marrë masa që të mos intimidohen votuesit dhe vota të jetë e lirë.
Duam votë të lirë në bashkinë e Cërrikut. Në çdo hyrje kam konstatuar persona që nuk kanë asnjë lloj funksioni”-shprehet ai.
The post Kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik: Intimidohen votuesit, policia të marrë masa appeared first on Lapsi.al.
