Seria A, Interi merr hak ndaj Lazios dhe ngjitey në krye të renditjes

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Interi ka mposhtur 2-0 Lazion në “San Siro” në ndeshjen e fundit të javës së njëmbëdhjetë të Serie A, duke u rikthyer në vendin e parë të renditjes, në kuotë të barabartë pikësh me Romën.

Skuadra e trajnerit Cristian Chivu e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e tretë. Kapiteni Lautaro Martinez shënoi një gol të bukur me të djathtën në cepin e portës, pas një rikuperimi të shkëlqyer të topit nga Bastoni në zonën e Lazios.

Pas golit, reagimi i skuadrës së Maurizio Sarrit ishte i vakët dhe pa rrezik serioz për portën e Sommerit, ndërsa Interi vazhdoi të kontrollonte lojën me siguri dhe intensitet.

Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, Dimarco dhuroi një asist perfekt për Bonny-n, i cili me qetësi dyfishoi rezultatin dhe vulosi fitoren e zikaltërve.

Lazio tentoi të reagojë në fund, por pa fat: Gila goditi traversën, ndërsa një gol i Zielinskit u anulua për pozicion jashtë loje.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Interit në kampionat dhe e 11-ta në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, një tjetër sinjal i qartë se skuadra e Chivu po ecën me ritëm të kampionëve.

Me këtë fitore, Interi mori hak për atë barazim 6 muaj më parë me Lazion, që i kushtoi zikaltërve titullin kampion.

Goli i Lautaros (Video)

Goli i Bonyt (Video)

 

The post Seria A, Interi merr hak ndaj Lazios dhe ngjitey në krye të renditjes appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: