Shpërthen në flakë një automjet në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët.

Raportohet se rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, një mjet tip “Suzuki” në pronësi të shtetasit me iniciale K.B është shkrumbuar nga flakët, ndërsa si pasojë e zjarrit është djegur edhe një tjetër automjet i parkuar pranë tij, tip “Audi”.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit.

Një nga pistat që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa janë sekuestruar pamje sigurie nga bizneset dhe banesat përreth.

The post Shpërthen në flakë një automjet në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: