Qindra persona janë urdhëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe aeroporti në Pisa është mbyllur, pas zjarreve të mëdha që kanë përfshirë pjesët malore në rajonin e Toskanës në Italinë Qendrore.
Zyrtarët besojnë se zjarret, që nisën të hënën, janë të qëllimshme. Flakët kanë nisur në Monte Mario, që gjendet në mes të qytetit Pisa dhe Lucca. Autoritetet lokale thonë se rreth 700 persona janë urdhëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetin Calci dhe Vicopisano, si masë parandaluese, ndërkaq të gjitha shkollat në këtë zonë janë mbyllur.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo për dëme materiale.
The post Mbyllet aeroporti në Pisa, qindra persona urdhërohen të lënë shtëpitë për shkak të zjarreve të mëdha appeared first on Euronews Albania.
