Festivali mbarëkombëtar i këngëtarëve lirikë “Tefta Tashko Koço”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë u zhvillua Festivali Mbarëkombëtar i Këngëtarëve Lirikë “Tefta Tashko Koço” për shkollat e mesme të muzikës.

Në këtë edicion morën pjesë të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët interpretuan në skenën korçare, duke sjellë konkurrencë artistike dhe promovim të muzikës lirike.

Festivali rikthen një traditë të rëndësishme për qytetin e Korçës, që ndër vite ka qenë një pikënisje për emra të njohur të artit shqiptar.

Ky aktivitet synon të promovojë brezin e ri të artistëve dhe të mbajë gjallë traditën e këngës lirike, duke e kthyer Korçën edhe një herë në një skenë të rëndësishme të muzikës shqiptare.

The post Festivali mbarëkombëtar i këngëtarëve lirikë “Tefta Tashko Koço” appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: