Atentati në Rinas/ Policia: Brenda makinës së autorëve u gjetën 4 armë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia jep detaje për makinën e autorëve të vrasjes së Gilmando Danit.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.” 

The post Atentati në Rinas/ Policia: Brenda makinës së autorëve u gjetën 4 armë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: