Elbasan/ Banorët gjejnë trupin pa jetë të një gruaje në lumin Shkumbin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, banorët e Krastës kanë njoftuar policinë pasi kanë identifikuar një trup të pajetë në ujërat e lumit Shkumbin.

Në vendngjarje janë thirrur palombarët, por për shkak të errësirës ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë menjëherë.

Për pasojë, 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 policë u angazhuan për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi.

Sipas burimeve për mediat, viktima është një grua rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi është transportuar në morgun e Elbasanit, ndërsa asnjë familjar nuk është paraqitur deri tani për identifikimin e saj.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Elbasan/ Banorët gjejnë trupin pa jetë të një gruaje në lumin Shkumbin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: