“Të lutem, mos më ndiq më!” Modelja përndiqet nga një person në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Modelja shqiptare Sara Gjoka ka zbuluar se është përndjekur nga një person në Tiranë.

Ajo tha se një makinë e ka ndjekur nga restoranti deri në shtëpi, teksa më pas ajo ka zbuluar se ka ndryshuar rrugë.

Po ashtu ajo ka deklaruar se personi në fjalë i ka kërkuar një kontakt, po vetë ajo e ka marrë me sportivitet këtë situatë.

“Më ka ndodhur shumë shpesh. Kam qenë duke darkuar në një restorant dhe që kur jam çuar, kam dërguar dy shoqe me makinë në shtëpi dhe ajo makina ishte gjithë kohën mbrapa meje. Unë e kam kuptuar shumë vonë, pasi e pashë që ajo makina kishte të njëjtën rrugë si ne, derisa arrita në destinacionin e fundit që ishte shtëpia ime. Nuk e futa në rrugicën time kur e pashë që po më ndiqte.

Derisa qëlloi një rrugë që nuk kishte më ku të shkonte dhe i thashë: “Të lutem, e kam vënë re që po më ndjek, por mos më ndiq më!” Doli nga makina dhe erdhi më foli, më kërkoi një kontakt. Ishte një gjë shumë e bezdisshme dhe u mundova ta merrja me të qeshur, me atë mirësinë time, por nuk ke çfarë i bën”, tha modelja në TAR. m.p.

Shpërndaje: