Atentat me armë në Shkodër/ Qëllohet drejt automjetit, përfundon në një karburant

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit. Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti. Drejtuesi i mjetit eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht. Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi. Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

The post Atentat me armë në Shkodër/ Qëllohet drejt automjetit, përfundon në një karburant appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: