Duka: Jam krenar për përkushtimin e jashtëzakonshëm të djemve, Play-off-i është i yni

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidenti i Federates Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar pas humbjes me Anglinë. “3 Luanët’ trimfuan 2-0 ndaj kuqezinjve dhe për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit ishte një luftë në fushë dhe nuk ka vend për “dramë”.

Ndër të tjera falenderon tifozët për mbështetjen, duke i konsideruar si shtyllën e kësaj skuadre. Gjithashtu ka shkruar se sonte do të festojnë arritjen në “Play-Off” dhe nga nesër do të mendohet për ndeshjet e muajit mars.

“Sonte zemra jonë luftoi më fort se rezultati. ????????

Jam krenar për çdo hap, çdo duel dhe falënderoj djemtë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e pakushtëzuar! Ju jeni shtylla e kësaj skuadre. ❤

Play-off-i është i yni. Sonte festojmë arritjen, ndërsa nga nesër nis puna për sfidat e marsit!”, ka shkruar Duka.

 

The post Duka: Jam krenar për përkushtimin e jashtëzakonshëm të djemve, Play-off-i është i yni appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: