Trajneri Tuchel i bën elozhe Shqipërisë: Skuader me cilësi, shihemi në Botëror

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në shtëpi përballë Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Thomas Tuchel.

“Nuk ishte e lehtë, Shqipëria nuk shihet si kundërshtar i lehtë. Ne e kishim parashikuar. Skuadra e Shqipërisë kundërshtar i fortë që ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të ri dhe të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Nga ndeshja e fundit, ekipi ka bërë progres.

Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, pasi ishte e rëndësishme, avantazh për ne. Më pas arritëm që të menaxhonim

Ndeshjet përballë Shqipërisë kanë qenë të vështira, edhe kundër Serbisë. Kanë qenë kundërshtarët kryesorë. Kemi bërë stërvitje për t’u përgatitur për Serbinë dhe Shqipërinë. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, ju keni shansin tuaj, keni lojtarët, keni stadiumin, keni tifozët, vazhdoni të shtyni përpara”, tha Tuchel.

The post Trajneri Tuchel i bën elozhe Shqipërisë: Skuader me cilësi, shihemi në Botëror appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: