Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ashtu si pritej, ose pothuajse. Sylvinho ka lënë jashtë formacionit katër nga pesë lojtarët që rrezikonin skualifikimin në playoff, në rast ndëshkimi me karton të verdhë në ndeshjen me Anglinë. Tekniku brazilian nuk ka bërë dot pa Bajramin, që e nis titullar, ndryshime ka patur në të gjitha repartet, përveç portës.
Armando Broja duhet ta shohë ndeshjen kundër Anglisë “së tij” nga pankina. Në qendër të sulmit në vend të Manaj është Uzuni, i mbështetur nga Bajrami e Hoxha. Edhe në mesfushë Në rolin e Shehut kthehet Ramadani, ndërsa Asllani e Laçi nuk ndryshojnë.
Prapavija ka pësuar edhe ndryshimet më të forta, duke qenë se Aliji ka marrë vendin e Mitajt, e Ismajli të Ajetit. Kompletojnë repartin para Strakoshës, kapiteni Gjimshiti e Hysaj.

The post Uzuni udhëheq sulmin ndaj Anglisë, Broja në stol: Sylvinho nuk bën dot pa Bajramin appeared first on Lapsi.al.
