Egla Ceno jep variantin e saj? A kishte ushqim të mjaftueshëm në Big Brother VIP?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka reaguar së fundmi pas deklaratave të ish-banores Ledjona Xheladinaj, e cila u shpreh se brenda shtëpisë kishte periudha të vështira lidhur me ushqimin dhe menaxhimin e sponsorëve.

Në një postim ironik në InstaStory, Egla mohoi kategorikisht se banorët kanë vuajtur mungesë ushqimi apo janë detyruar të lavdërojnë produkte që nuk u pëlqenin.

“Po lexoj këto ditë për ‘sakrificat’ dhe urinë e madhe që paska ndodhur brenda BBV3. Flas për vete që isha pjesë: nuk na ka lënë njeri pa bukë o njerëz. Kishte aq shumë sa mua mu pre oreksi. Mua më ha syri, jo barku”, shkroi ajo.

Aktorja vazhdoi duke hedhur poshtë edhe pretendimet se banorët kanë qenë të detyruar të flasin mirë për sponsorët:

“Ky miti tjetër që paskemi qenë të detyruar të themi ‘o sa e mirë, sa e mirë’? Jo, jo. Sikur të më detyronte dikush të isha e ëmbël, unë do isha përjashtuar që ditën e parë.”

Egla e përshkroi BBV3 si një “skene të madhe”, ku secili luante rolin që dëshironte, qoftë dramë, viktimë apo lojtar strategjik.

“Kush donte të bënte dramë, bënte dramë. Kush donte të bënte viktimën e luante si profesionist. Kush donte të fitonte, fitoi. Vetëm një idiot luan ndershëm në një lojë ku të tjerët mashtrojnë,” shkruan Egla, pa kursyer thumbat. m.p.

Shpërndaje: