Ministria e Drejtësisë dorëzon në Zvicër kërkesën për ekstradim të Ahmetajt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një kërkesë për ekstradim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra. Gjatë seancës për çështjen “Buka”, gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tiranës.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, bëri të ditur se për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie në këtë çështje dhe se masa e propozuar lidhet me një procedim tjetër.

“Për këtë dosje për Ahmetaj nuk ka asnjë mase sigurie. Masa është për efekt te nje procedimi tjetër,” tha Ligori.

Më 7 dhjetor, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”. Lidhur me këtë çështje SPAK akuzon Ahmetajn se i ka shkaktuar dëm prej 7 miliardë lekësh buxhetit të shtetit.

The post Ministria e Drejtësisë dorëzon në Zvicër kërkesën për ekstradim të Ahmetajt appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: