Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një kërkesë për ekstradim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra. Gjatë seancës për çështjen “Buka”, gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tiranës.
Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, bëri të ditur se për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie në këtë çështje dhe se masa e propozuar lidhet me një procedim tjetër.
“Për këtë dosje për Ahmetaj nuk ka asnjë mase sigurie. Masa është për efekt te nje procedimi tjetër,” tha Ligori.
The post Ministria e Drejtësisë dorëzon në Zvicër kërkesën për ekstradimin e Arben Ahmetajt appeared first on GIJOTINA.
