Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, është pyetur për rastin e Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë.
Ajo theksoi se nuk është e lumtur kur dëgjon raste të tilla në vendet kandidate ose anëtare të BE-së, por Kos shton se e rëndësishmja është se institucionet anti-korrupsion po punojnë.
“Për mua ky është një hap përpara sepse këto raste janë zbuluar. Nuk jam e lumtur të dëgjoj për këto raste. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën por kjo tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë. Siç e kam thënë më parë, ne gjithashtu kemi raste korrupsioni brenda BE.
Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione dhe vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësore ose gjykata që do të zbulojnë se ligji është shkelur ose jo.”, tha Kos.
The post Afera e Ballukut, flet komisionerja e BE: Hap përpara që rasti u zbulua appeared first on Lapsi.al.
