Po hipte në tragetin e Barit, i riu shqiptar bie me makinë në det (Video)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një incident i pazakontë ka ndodhur në portin e Barit, ku një automjet ka rënë në det në momentin që po ngjitej në tragetin me destinacion Shqipërinë. Në mjet ndodhej vetëm një burrë, i cili arriti të ngjitej mbi tavanin e makinës ndërsa ajo po fundosej, dhe më pas u shpëtua nga Roja Bregdetare.

Sipas rindërtimeve të para të ngjarjes, automjeti kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po përgatitej të hipte në traget, kur – ndoshta për shkak të shiut të dendur – drejtuesi humbi kontrollin dhe përfundoi në det.

I riu, shtetas shqiptar, arriti të thyejë xhamin e përparmë dhe të dalë nga automjeti pak para se ai të zhytet plotësisht. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, të cilët me anë të Njësisë së zhytësve po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga uji.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)

The post Po hipte në tragetin e Barit, i riu shqiptar bie me makinë në det (Video) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: