FOTO/ William dhe Kate marrin pjesë në Royal Variety Performance

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Princi William dhe Princesha Kate e Britanisë morën pjesë në shfaqjen vjetore “Royal Variety” në Royal Albert Hall të Londrës. Pjesëmarrja e çiftit mbretëror shënon herën e gjashtë të pjesmarrjes së tyre në këtë event dhe të parën që nga shërimi i princeshës nga sëmundja që vuante.

Princesha Kate mbante veshur një fustan të gjatë prej kadifeje të gjelbër, ndërsa Princi William një kostum me kravatë të zezë. Këngëtarja britanike Katherine Jenkins e hapi eventin duke kënduar Himnin Kombëtar dhe si William ashtu edhe Kate u panë duke kënduar së bashku.

Kate Middleton and Prince William Hit First Red Carpet in 2 Years at Royal  Variety Performance

Ceremonia e Royal Variety, e prezantuar këtë vit nga komediani britanik Jason Manford, është një gala bamirësie që mbledh para për njerëzit në biznesin e argëtimit që kanë nevojë për kujdes. Ndër artistët që u shfaqën në këtë event këtë vit ishin ylli i popit Jessie J, këngëtari fitues i çmimit Grammy, Laufey, grupi Madness dhe aktori Sir Stephen Fry./ K.M

Kate Middleton's look of love for Prince William as they attend the Royal  Variety Performance - best photos | HELLO!

Shpërndaje: