Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit, duke shkaktuar përmbytje në disa banesa.
Sipas autoriteteve, niveli i ujit ka arritur në 7.10 metra, duke përmbytur të paktën tre shtëpi pranë urës.
Shtabi i Emergjencave Civile është vënë në gatishmëri dhe ka njoftuar banorët e zonës për rrezikun e shtuar.
Parashikimet meteorologjike tregojnë se në Përmet, Gjirokastër dhe Memaliaj priten reshje të dendura, të cilat mund të rrisin më tej prurjet e Vjosës dhe të përkeqësojnë situatën.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, ndërsa ekipet e shpëtimit po monitorojnë nga afër gjendjen e lumit dhe zonat e rrezikuara.
Si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë të cilat arritën pikun gjatë orëve të natës dhe deri në mëngjes, janë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në toka bujqësore në zonën e Frakullës dhe Kashishtit. Autoritetet raportojnë se niveli i ujit vazhdon të rritet, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme për shkak të reshjeve të vazhdueshme.
Në Memaliaj, niveli i Vjosës ka arritur deri në 7 metra, duke shtuar rrezikun për përmbytje të mëtejshme në zonat përreth. Edhe në fshatin Çerven raportohet për toka të përmbytura dhe vështirësi për fermerët.
The post Vjosa del nga shtrati, përmbyten banesat pranë urës së Mifolit appeared first on GIJOTINA.
