Reshjet shkatërrojnë urën e fshatit Leftrehor, tre fshatra të izoluara në Delvinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tre fshatra kanë mbetur të izoluar për shkak të shembjes së një ure në Delvinë.

Bëhet fjalë për urën e fshatit Leftrehor, prej së cilës kanë mbetur të bllokuar banorët e fshatrave Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj.

Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë pasditen e kësaj të mërkure, ura është shkatërruar totalisht.

Ura është dëmtuar dhe pse është ndërhyrë disa herë këto ditë. Reshjet me intensitet të lartë e kanë shkatërruar përsëri. Sot është tentuar përsëri të vihen tonbino, por për shkak të reshjeve nuk u arrit të viheshin në funksion.

The post Reshjet shkatërrojnë urën e fshatit Leftrehor, tre fshatra të izoluara në Delvinë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: