Flirte mes dy djemve të “BBVK”, Londrimi dhe Klodiani po bëhen çift?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një nga banorët më simpatikë të këtij sezoni në “BBVK” është padyshim Lodrimi. Kjo për shkak të humorit dhe batutave të tij ndaj banorëve, të cilat shkaktojnë shumë të qeshura në shtëpi.

Prej fillimit është vënë re afërsia e tij me Klodianin, me të cilin u vu re se janë aleatë në lojë dhe videot e të dyve bashkë janë bërë mjaft virale në rrjete sociale. Ama këto ditët e fundit shikimet, prekjet dhe afërsia mes tyre po i bën ndjekësit e këtij formati të dyshojnë se mes tyre ka një flirt dhe se nuk është çudi që ata t’i shprehin pëlqimin njëri-tjetrit.

Një nga momentet më virale ndodhi kur Klodiani iu afrua shtratit ku qëndronte Londrimi. Ky i fundit, me një ton të çuditshëm dhe pak provokues, i tha:

Londrimi: “Jam me grip se ishim puthë…Hajde”

Shpërndaje: