Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 39-vjeçar shqiptar, i konsideruar si drejtues i një organizate kriminale ndërkombëtare të trafikut të kokainës, u arrestua sot në Athinë nga policia greke.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, të cilët lëshuan një Njoftim të Kuq të Interpolit lidhur me transportin e mbi 1.200 kilogramëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe më tej në Rusi.
Sipas hetimeve, rrjeti operonte me kontejnerë të nisur nga Ekuadori, përdorte portin e Antverpit dhe magazina si “shtëpi të sigurta”, dhe kishte komunikime të përgjuara që zbuluan strukturën e organizatës. Autoritetet belge thanë se pjesa më e madhe e drogës kishte kaluar përmes Belgjikës, Spanjës, Greqisë dhe Shqipërisë, duke krijuar një rrjet logjistik ndërkontinental.
Policia greke njoftoi se arrestimi i shqiptarit lidhet edhe me sekuestrimin e një kontejneri në portin e Antverpit në shtator 2024, që përmbante 500 kg kokainë. I arrestuari u dërgua në Prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Avokati i mbrojtjes, Sakis Kechagioglou, e përshkroi rastin si një nga më kompleksët e trafikut ndërkombëtar të kokainës në Evropë dhe nënvizoi rëndësinë e zgjedhjes së juridiksionit të gjykimit për të përcaktuar fatin penal të klientit të tij.
The post 1.2 ton kokainë nga Ekuadori drejt Rusisë, arrestohet shqiptari në Greqi appeared first on GIJOTINA.
