Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kukësin ditën e sotme, ku një biznes pranë autostradës së Morinës është goditur me armë zjarri
Pronari i “Furra Kosova”, i shqetësuar dhe i tronditur, treguar se lokali i tij është bërë shënjestër e 8 plumbave.
Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur pranë urës së re në Kukës, ndërsa ai thekson se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe nuk e kupton se kush mund ta ketë qëlluar.
“8 plumba më kanë gjuajtur drejt biznesit ‘Furra Kosova’ që kam në autostradën e Morinës, pranë urës së re që është bërë në Kukës. Nuk e di kush e ka bërë, më kanë bërë atentat.”
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, megjithatë dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe situata ka krijuar panik mes banorëve të zonës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Pritet një reagim zyrtar në vijim.
The post Tronditet Kukësi, qëllohet me armë ndaj një biznesi appeared first on GIJOTINA.
