Dibër/ Vajza denoncon policin: Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie sek*uale me dhunë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një rast i shantazhit dhe abuzimit seksual raportohet të ketë ndodhur në radhët e policisë, në qytetin e Dibrës.

Një vajzë ka denoncuar se punonjësi i policisë, Inspektor J.U nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Pas denoncimit të vajzës, polici është arrestuar nga AMP, ndërsa përpos tij ka nisur hetimi edhe për dy persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Njoftimi i i AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal.

The post Dibër/ Vajza denoncon policin: Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie sek*uale me dhunë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: