Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e nënës së Gentjan Zotos, i dënuar për atentatin ndaj Inez Hajrullës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos.

Ky i fundit është dënuar 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirje në atentatin e ndodhur kundër Inez Ajrullës më 10 maj 2019, në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka referuar materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres”, njofton policia.

gijotina.com/

The post Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e nënës së Gentjan Zotos, i dënuar për atentatin ndaj Inez Hajrullës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: