Të shtënat me armë ndaj biznesit në Kukës/ Zbardhet ngjarja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Kukësit ka zbardhur dinamikën e ngjarjen së ndodhur më 27 nëntor, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi. Blutë sqarojnë se dy persona, babë e bir, Xheme Mena dhe Misin Mena dyshohet se janë autorët. Sipas njoftimit, në pranga është vënë babai, ndërsa djali është shpallur në kërkim.

Gjithashtu është sekuestruar automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale. Babë e bir akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Të shtënat me armë ndaj biznesit në Kukës/ Zbardhet ngjarja appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: