“Nuk surprizohem lehtë”, propozimi për martesë kap në befasi Miley Cyrus

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Miley Cyrus ka ndarë detaje të reja nga propozimi romantik i Maxx Morando. Gjatë një interviste, këngëtarja zbuloi se bateristi i kërkoi të martohej me të gjatë udhëtimit të tyre në Azi.

Më pas ajo tregoi unazën e floririt 14 karatë duke thënë se i fejuari i saj “zgjodhi mirë.”

Çifti e bëri publik këtë moment duke u shfaqur bashkë në tapetin e kuq të premierës së “Avatar: Fire and Ash”. Miley dhe 27-vjeçari kanë katër vite së bashku.

Ajo e zbuloi lidhjen e nisur nga një takim i rastësishëm në vitin 2021. Një vit më vonë, u konfirmua plotësisht kur u panë duke u puthur në Los Angeles. Prej shkurtit të vitit të kaluar, ata bashkëjetojnë.

Një burim për People tha: “Të gjithë e pëlqejnë Maxx. Është djalë fantastik. Ajo është shumë e lumtur me të. Ai është shumë i rezervuar dhe nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Është diçka e mirë për të.”

Më parë, Cyrus ishte e martuar me Liam Hemsworth gjatë 2018-2020./ K.M

Shpërndaje: