Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka sekuestruar rreth 4 milionë euro pasuri të shtetasit P.C. dhe familjarëve të tij.

Shtetasi me iniciale P.C. është nën hetim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet çuan në bllokimin e një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë prona, ndërtesa, njësi shërbimi, apartamente dhe truall në qytetin e Vlorës.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

  • Truall 1,600 m² në emër të P.C.;

  • Bodrum 841.75 m² në emër të F.C.;

  • Njësi shërbimi 112.82 m² në emër të F.C.;

  • Njësi shërbimi 36.14 m² në emër të F.C.;

  • Njësi shërbimi 59.5 m² në emër të F.C.;

  • Njësi shërbimi 47.27 m² në emër të F.C.;

  • Njësi shërbimi 97.42 m² në emër të F.C.;

  • Apartament 72.36 m² në emër të shoqërisë “F” shpk;

  • Apartament 89.90 m² në emër të shoqërisë “F” shpk;

  • Njësi shërbimi 324.17 m² në emër të F.C.;

  • Njësi shërbimi 318.16 m² në emër të F.C.;

  • Ndërtesë 115 m² në emër të F.C.

Prokuroria e Vlorës po vijon hetimet.

The post Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: