Aksident me tre të plagosur në Pogradec

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën që të çon drejt fshatit Tushemisht, në Pogradec.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Të plagosurit u transportuan menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Sipas burimeve nga stafi mjekësor, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor i policisë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në segmentet me qarkullim të dendur.

The post Aksident me tre të plagosur në Pogradec appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: