Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident i rëndë raportohet mëngjesin e kësaj të diele në kthesën e Çakranit në Fier.
Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /LAPSI.al
The post Furgoni i FNSH përplaset me Benzin dhe bie në kanal, plagosen 2 policë në Fier appeared first on Lapsi.al.
