‘8 Dhjetori – Dita e Rinisë’, Berisha: Nderojmë përjetë guximtarët e demokracisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të rinjve, t’i bashkohen ‘8 Dhjetorit’, Ditës së Rinisë, të hënën në Qytetin Studenti.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ‘Dita e Rinisë’, është një datë e bekuar, teksa i është rikthyer lëvizjes studentore të dhjetorit të 1990-ës.

Teksa i cilësoi studentët e parë të ’90-ës, si guximtarë, mes tyre edhe demokratin Azem Hajdari, Berisha thekson se ishin ata që rrëzuan komunizmin dhe sollën demokracinë në Shqipëri.

‘Nesër më 8 dhjetor, ora 11:00 tek Qyteti Studenti kremtojmë liderin e Dhjetorit, Azem Hajdarin, dhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri’, përmbyll thirrjen e tij për t’u tubuar në nder të guximtarëve të lirisë së lëvizjes studentore të dhjetorit 1990.

Postimi

8 Dhjetori-Dita e Rinisë është data e bekuar kur rinia studentore shqiptare nisi atë që u fut në histori si “Lëvizja e Dhjetorit”, që rrëzoi komunizmin dhe solli demokracinë. Nderime përjetë atyre të rinjve guximtarë.

Nesër më 8 dhjetor, ora 11:00 tek Qyteti Studenti kremtojmë liderin e Dhjetorit, Azem Hajdarin,

dhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri.

The post ‘8 Dhjetori – Dita e Rinisë’, Berisha: Nderojmë përjetë guximtarët e demokracisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: