Salianji: 8 Dhjetori, dita për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka kujtuar sot në Ditën e Rinisë studentët e dhjetorit 1990 që solli edhe përmbysjen e komunizmit dhe solli demokracinë në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkuan se 8 Dhjetori është ngjarje që ndriçon dinjitetin e shoqërisë tone.

“Mirënjohje përjetë të gjithë studentëve, të rinjve dhe intelektualëve që u bashkuan për t’i dhënë fund mjerimit të Shqipërisë e për ta kthyer atë me fytyrë nga perëndimi!”, shkruan Salianji.

Postimi:

Sot nderojmë të rinjtë dhe të rejat që 35 vite më parë, udhëhoqën kthesën historike të Shqipërisë në mes të territ, paqartësisë dhe frikës!

Ata i dolën përballë një sistemi të dobësuar por që ende nuk i kishte humbur dhëmbët. Ata u bënë protagonist, vunë jetët në rrezik për t’i ngritur kokën Shqipërisë e për ta bërë atë të lirë.

8 Dhjetori është ngjarje që ndriçon dinjitetin e shoqërisë tonë, si për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë!

Mirënjohje përjetë të gjithë studentëve, të rinjve dhe intelektualevë që u bashkuan për t’i dhënë fund mjerimit të Shqipërisë e për ta kthyer atë me fytyrë nga perëndimi!

The post Salianji: 8 Dhjetori, dita për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: