Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kreu i Partisë Mundësia organizoi sot një tryezë të hapur për mbrojtjen e drejtësisë në luftën e saj ndaj korrupsionit.
Pjesë e tryezës ishin anëtarë të shoqërisë civile dhe jo vetëm politikanë opozitarë, nga Lutfi Dervishi, Agim Baçi, Ola Xama, Klodiana Lala, Rezarta Çaushaj, Aulon Kalaja, Ermal Mulosmani dhe të tjerë.
Shehaj theksoi se qytetarët sot nuk e kanë humbur pulsin opozitar, por kërkojnë besueshmëri nga aktorët politikë kundër qeverisë.
Shehaj deklaroi se edhe politikanë me pushtet politik sot janë në hetim nga drejtësia, prandaj kjo e fundit po merr sulme nga pushteti që kërkon të minojë punën e saj.

Sipas kreut të Mundësia, qëllimi i këtij takimi të diskutojmë, të shkëmbejmë mendime si të shoqëria, përtej partive politike, ti dalë në mbrojtje drejtësisë.
Agron Shehaj: Arsyeja pse jemi mbledhur kështu është se ndërkohë që shoqëria shqiptare sheh dritë në fund të tunelit, shohim një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë dhe një reagim të partive opozitare që nuk ka ndezur tek qytetarët një reagim. Dhe pyesim veten cfarë po ndodh, duan që ti vjedhin?!
Ne perceptojmë çdo ditë mbështetje të jashtëzakonshme për drejtësinë por nuk shohim mbështetje për alternativën politike opozitën. Disa thonë se partitë duhen bërë bashkë. Nuk besoj se mjafton. Duhet një bashkim përtej partive politike. Duhet një bashkim përtej partive politike se mendoj se njerëzit do dalin në shesh në mbrojtje të drejtësisë ditën që do drejtohet nga subjektet që kanë besueshmëri. Nuk mjafton të jesh opozitar, duhet të kesh besueshmëri. Kjo është ajo që mendoj duhet të fitojmë te qytetarët. Ti bëjmë gjyqin qytetarët, një debat që bëhet mos është shoqëria që nuk bën, që ka humbur nervin opozitar, mendoj se ne duhet të fitojmë besimin e qytetarëve. Dua të shpjegoj arsyen e kësaj tryeze. Për pjesën më të madhe prej jush, nuk është e lehtë të vish në një tryezë. Prapë keni sikletin të jeni në një tryezë ku ka politikanë.
Nuk dua ta zgjas shumë, e kotë të them kërcënimet nga të gjitha anët ndaj drejtësisë. Jam i bindur se është vetëm, fillimi. Edhe për sa iu takon luftës ndaj drejtësisë. Është dhe fillimi i reagimit të politikës ndaj drejtësisë. Do përdorin parlamentin për të ndryshuar kushtetutën. Qëllimi i këtij takimi të diskutojmë, të shkëmbejmë mendime si të mbrojmë këtë drejtësi. Kam rezerva, por flasim për një drejtësi që më në fund ekziston. Kjo që shohim as nuk e imagjinonim që të ndodhte.
The post Tryeza e Shehajt: Të dalim përtej partive, të mbrojmë drejtësinë nga sulmet politike appeared first on Lapsi.al.
