Aksident fatal në Kosovë: Humbin jetën dy gra nga Shqipëria, njëra eksperte e njohur e ekonomisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare.

Mësohet se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë. Viktima tjetër, Eorda Sinollari, punonte si business consultant në Gjermani.

Përplasja mes makinës dhe kamionit ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, mëngjesin e sotëm.

Të dy gratë shqiptare, ndodheshin në të njëjtën makinë, teksa njëra prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra në spital.

Pas përplasjes ekipet e hetimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, për të vijuar me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti që rezultoi fatale.

gijotina.com/

The post Aksident fatal në Kosovë: Humbin jetën dy gra nga Shqipëria, njëra eksperte e njohur e ekonomisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: